Organizatori i turneve të eSports DreamHack ka zbuluar detaje rreth programit të tyre të ngjarjeve për vitin 2023.
DreamHack janë të njohur për turnet e tyre të eSports dhe vitin e ardhshëm kompania do të ofrojë një sërë garash në tituj të ndryshëm video-lojërash.
Sipas njoftimit, ngjarjet e Dreamhack do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Gjermani, Indi, Australi dhe Suedi, përveç kësaj, ngjarje tjera do të organizohen në San Diego, Kaliforni dhe Makuhari, Japoni për herë të parë ndonjëherë.
Ngjarjet e vendosura për vitin 2023 përfshijnë: DreamHack Melbourne në prill, DreamHack Dallas në qershor, DreamHack Hanover në qershor dhe dhjetor, DreamHack Valencia në korrik dhe dhjetor, DreamHack Hyderabad në tetor dhe DreamHack Atlanta në dhjetor.
Ndërkaq ngjarjet reja, DreamHack San Diego dhe DreamHack Japan, do të zhvillohen në prill dhe maj.
DreamHack Summer si dhe DreamHack Winter do të zhvillohen në Jönköping përkatësisht në qershor dhe nëntor. /Telegrafi/