Një episod interesant me aktor kryesor sulmuesin brazilian, Richarlison, ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Evertonit dhe Brightonit.
Evertoni ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Golat në këtë fitore të ekipit të Rafa Benites u shënuan nga Demarai Gray (41’) dhe Dominic Calvert-Lewin (58’).
FT. Our unbeaten start continues! 🙌 pic.twitter.com/RMvXshCD6F
— Everton (@Everton) August 28, 2021
Megjithatë, tek goli i dytë i shënuan nga penalltia pati një dramë me aktor kryesor brazilianin Richarlison.
Sulmuesi brazilian mori topin dhe ishte i bindur të godiste nga pika e bardhë, por lojtari i zgjedhur për të goditur penalltitë është Calvert-Lewin.
U desh të ndërhynin bashkëlojtarët për të qetësuar brazilianin Richalirlison dhe për ta bindur që ta lë topin.
Ishin kapiteni Seamus Coleman, Andros Townsend dhe Allan të cilët arritët ta bindin Richarlisonin të heq dorë nga ekzekutimi.
Dominic Calvert Lewin and Richarlison argue over a penalty. Shambles pic.twitter.com/RZCfUUet9X
— Marco?️ (@KylianMbappeSZN) August 28, 2021
Në fund, anglezi Calvert-Lewin goditi dhe shënoi për 2-0 duke vulosur përfundimisht fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Edhe në festimin e tyre, braziliani prapë dukej i tërbuar sepse u anashkalua për goditjen e penalltisë dhe tashmë ky rast po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Surreal: Everton win penalty. Richarlison grabs ball, refuses to hand it to designated penalty taker Calvert Lewin. Everton players have to beg him to give it up. Iced by own player, DCL still converts. Richarlison celebrates angrily like Itchy & Scratchy combined in human form pic.twitter.com/0VmCep3s5c
— roger bennett (@rogbennett) August 28, 2021