Site icon Telegrafi

Dramë në familjen Memushaj, gruaja e yllit të Kombëtares ka humbur binjakët teksa ishte shtatzënë

E gjithë bota e futbollit është në mbështetje të Ledian Memushajt.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, ka përjetuar një dramë të vërtetë familjare, pasi gruaja e tij ka humbur binjakët teksa ishte shtatzënë.

Eurosport.it ka sqaruar se kanë qenë “arsye familjare” që e kanë shtyrë Mumushajn të largohet nga skuadra në prag të ndeshjes ndaj Lazios, raporton Albeu.

Mesfushori shqiptar është kapiten i skuadrës së Pescaras. Lajmi në fakt ka tronditur dhe shokët e skuadrës, dhe klubin që i dha leje për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.

Exit mobile version