Një 18-vjeçar vrau sot tre fëmijë dhe një mësues me një thikë në një institucion arsimor në Saudades, në shtetin brazilian Santa Catarina
I dyshuari u arrestua, raporton mediumi brazilian “Globo”, sipas së cilit 18-vjeçari goditi me thikë edhe trupin e tij dhe u dërgua në një gjendje të rëndë në një spital lokal pas krimit.
Sulmi u raportua gjithashtu nga Reuters, i cili nuk mund të konfirmonte numrin e të vdekurve në kontakt me autoritetet lokale.
Guvernatorja e shtetit, Daniela Reinehr, dekretoi një zi zyrtare tre-ditore.
“Shpreh trishtim të thellë dhe ofroj solidaritetin tim. Vendosa që Qeveria duhet t’u japë të gjithë mbështetjen e nevojshme familjeve,” shkroi ajo në një rrjet social.
Kryebashkiaku i qytetit Maciel Schneider tha se të gjitha klasat e mësimit u anuluan këtë javë.
“Është një moment shumë i trishtuar në qytetin tonë të vogël. Ne vendosëm të dekretojmë zinë zyrtare, anulojmë të gjitha klasat këtë javë. Ne vendosim ekipet tona shëndetësore (në dispozicion), psikologët po shoqërojnë familjet”, tha ai.
Tash për tash nuk raportohet për motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.