Një tragjedi ajrore është shmangur ditën e sotme, pasi një parashutist grek ka mbetur i varur për katër minuta në një aeroplan C-130.
Aeroplani i HAF u ngrit nga aeroporti në Larnaka. Kur arriti një lartësi prej 5000 këmbësh, parashutisti i parë u hodh nga ana e aeroplanit C-130.
Megjithatë, parashuta nuk u hap dhe për disa minuta mbeti i varur, katër metra e gjysmë larg nga aeroplani.
Parashutisti u përpoq të lëshonte parashutën e tij, por u ndalua nga një unazë sigurie që lidh rripin me çantën që përmbante parashutën.
Për fat të mirë, të tjerët gjetën një mënyrë për ta tërhequr dhe futur brenda në aeroplan. /Telegrafi/
https://youtu.be/InS6jz51wo8