Site icon Telegrafi

Dramë mes Kylian Mbappes dhe Neymar: Dyshja kanë larguar njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Koha e Kylian Mbappes dhe Neymar si bashkëlojtarë te Paris Saint-Germaini ka marrë fund tash e një kohë, por tani, ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Dy yjet e mëdhenj të futbollit botëror njiheshin për kiminë që kishin mes vete në fushë, dhe nga një miqësi që prodhoi shumë gola e trofe për klubin nga kryeqyteti francez, tani po raportohet për një krisje të marrëdhënies, duke i lënë fansat të habitur se si gjërat u përkeqësuan deri në këtë pikë.

Kjo gjë u bë e qartë për fansat pasi Mbappe nuk pati asnjë reagim pas kalimit të Neymar në Superligën e Arabisë. 24-vjeçari përdori rrjetin social Instagram për t’i dhënë lamtumirën Leo Messit i cili u largua në drejtim të Inter Miamit në SHBA, por jo edhe për Neymar, raporton Marca.

Për më tepër, francezi postoi fotografi edhe me pjesëtarë të tjerë të klubit të cilët ndërruan ambient, madje edhe ato të cilat u shpërndanë nga vet faqja zyrtare e PSG-së në rrjetet sociale.

Raportet e Neymar dhe Mbappes dhanë frytet e veta shumë shpejtë në “Parc des Princes”. Gjatë pesë viteve të kaluara në Francë, dyshja kanë shënuar së bashku 335 gola për Parisin në të gjitha garat.

Sezonin e kaluar, medium francez L’Equipe raportoi se Neymar po ndihet se Mbappe po bën të pamundurën për ta larguar atë nga klubi në verë.

Lexo po ashtu Sa para kanë shpenzuar deri më tani sauditët për të ofruar disa nga yjet e futbollit?

Dyshja në fjalë patën një debat të ashpër në fushë për ekzekutimin e një penalltie më herët gjatë këtij sezoni, dhe më pas Neymar pëlqeu një postim i cili sugjeronte se Mbappe kishte më shumë ndikim në klub për shkak të kontratës së tij të re.

Realiteti është se marrëdhënia mes tyre nuk ishte perfekte, por edhe ka prodhuar gola e trofe në kampin e parisienëve.

Përkundër tensionit të krijuar, fansat e të dy lojtarëve ishin të shokuar dhe të mërzitur kur e panë se si raporti mes tyre ka përfunduar në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version