Futbollisti i njohur gjerman Kevin Volland, i cili ka 15 paraqitje për Gjermaninë, ka përjetuar siklet gjatë një nate në Berlin.
Siç raportojnë mediat gjermane, Volland ka dalë me shokun e tij të skuadrës në Union, Jerome Roussillon dhe teksa po argëtoheshin, pakujdesia e sulmuesit 31-vjeçar është shfrytëzuar nga një i mitur.
Ai ka arritur t’i marrë nga dora e Vollandit orën e shtrenjtë Patek Philippe Nautilus në ngjyrë rozë, me vlerë 180 mijë euro, madje ka pasur një sherr të shkurtër në klub, por i mituri ka arritur të shpëtojë.
Volland dhe Roussillon vrapuan pas tij, ai u arrestua përfundimisht nga policia, por Volland humbi orën e tij pasi hajduti e shkatërroi atë duke u përpjekur të ikte.
Gjermani është lojtar i Union Berlin që nga vera e kaluar, kur mbërriti në këtë klub për një transferim prej 4 milionë eurosh nga Monaco, ndërsa më parë ka luajtur për Bayer Leverkusen, Hoffenheim dhe 1860 Munich. /Telegrafi/