Telegrafi

Drama e Benjamin Pavard – nga kampion i botës në Bundesliga 2, por shpëtimin do ta gjejë te Bayern Munich

Stuttgarti nuk ka arritur ta ruajë statusin si skuadër e elitës, pasi në ‘play-off’ ka pësuar është eliminuar nga Union Berlin, shkaku golave të pësuar në shtëpi, pasi ndeshjet me rezultat të përgjithshëm u mbyllën 2-2.

Në përgjithësi sezoni i Stuttgartit ishte zhgënjyes edhe pse në skuadër kishe emrat të njohur si Mario Gomez, Gonzalo Castro e Benjamin Pavard.

Madje ky i fundit, nuk ka një vit që e ka fituar Kupën e Botës me Francën, në Rusi, ku ishte ndër më të mirët.

Ai  ka shijuar brenda vitit edhe rënien në një kategori më poshtë.

Nga kampion i botës në Bundesliga 2, brenda një viti kalendarik, por shpëtimi i tij do të jetë Bayern Munich me të cilët ka nënshkruar muaj më parë.

Ai do të mbetet në nivel të lartë, por shokët e tjerë të skuadrës aktuale, do të duhet të luftojnë që ta kthejnë gjigantin gjerman në elitë. /Telegrafi/