Site icon Telegrafi

Dragashi përmes Qendrës Kulturore të Bursas synon forcimin e lidhjeve me komunat në Turqi

Udhëheqësit e organeve komunale të Dragashit kanë pritur në takim koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, Recep Gündüz, me të cilin janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit drejt  forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve lokale të Kosovës dhe të Turqisë.

Komuna e Dragashit ka njoftuar se kryetari Bexhet Xheladini ka shprehur mirënjohjen ndaj mysafirit nga Bursa për mikpritjen gjatë vizitës studimore të realizuar në vitin e shkuar si dhe ndërmjetësimin në realizimin e takimeve zyrtare me përfaqësues të Komunës Orhaneli dhe Komunës së Bursës në Republikën e Turqisë, raporton Telegrafi.

“Në këtë takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Kulturore të Bursas, duke shqyrtuar mundësitë e vizitave të ndërsjella, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve lokale të Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në njoftim.

Gündüz është pritur edhe nga kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, e cila ka përkujtuar mikpritjen e bërë për përfaqësuesit e Komunës së Dragashit gjatë vizitës studimore të vitit të shkruar në Turqi.

Gündüz ka realizuar edhe një vizitë të shkurtër në selinë e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash. /Telegrafi/

Exit mobile version