Site icon Telegrafi

Drafti i përditësuar i Strategjisë lokale të Turizmit prezantohet para hisedarëve

Drafti i përditësuar i Strategjisë së Turizmit së Komunës së Prizrenit është prezantuar të mërkurën para hisedarëve të ndryshëm.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj ka njoftuar se në bashkëpunim me Swisscontact është duke u hartuar ky dokument strategjik.

“Me këtë rast theksova rëndësinë e këtij procesi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të sektorit, duke u fokusuar në promovimin e destinacioneve tona unike dhe përmirësimin e përvojës turistike”, ka bërë të ditur Tarashaj, raporton Telegrafi.

Sipas tij bashkëpunimi në këtë proces është i domosdoshëm për të promovuar turizmin lokal si forcë shtytëse për zhvillimin ekonomik.

“Ky hap është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe partnerëve strategjikë, me qëllim që turizmi të vazhdojë të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe kulturor”, është shprehur Tarashaj. /Telegrafi/

Exit mobile version