Site icon Telegrafi

Draft-Rregullorja për Transportin me Merimangë në Pejë: Një hap i nevojshëm për qarkullim dhe hapësira të lira

Foto: Komuna e Pejës

Në Pejë është mbajtur Konsultimi Publik për Draft-Rregulloren për Shërbimin e Transportit me Merimangë, organizuar nga Drejtoria për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në bashkëpunim me Zyrën e Informimit Publik.

Qytetarët dhe grupet e interesit patën mundësinë të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre për këtë draft, që synon përmirësimin e qarkullimit dhe lirimin e hapësirave publike.

Komuna e Pejës, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se si do të funksionojë kjo draft-rregullore.

“Përfaqësuesit e drejtorisë e kanë prezantuar Draft-Rregulloren dhe mënyrën se si do të funksionoj ky shërbim i cili po cilësohet si i nevojshëm dhe ndihmon ne lirimin e hapësirave nëpër rrugët dhe trotuaret publike të Komunës se Pejës,” kanë shkruar ata.

Sugjerimet e dhëna nga të pranishmit do të përfshihen në versionin final të rregullores, duke theksuar përkushtimin e komunës për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. /Telegrafi/

Exit mobile version