Site icon Telegrafi

Draft buxheti i Komunës së Gjakovës për vitin 2025, i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit Komunal

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, në koordinim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, pas një pune disa mujore, si dhe pas dëgjimeve buxhetore, si dhe inkuadrimit rë buxhetimit me pjesëmarrje, edhe zyrtarisht ka bërë dorëzimin e draftit të buxhetit komunal tek kryesuesja e kuvendit komunal, Arbënesha Kuçi.

Ky draft buxhet do të dërgohet për votim dhe procedim të mëtejmë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjakovës që do të zhvillohet gjatë në muajin shtator.

Nga Komuna e Gjakovës po ashtu është bërë e ditur që me organizimin e Kuvendit të Komunës, para miratimit të këtij projekti pritet të organizohen edhe dy takime me qytetarët e kësaj komune për të marrë edhe sygjerimet e fundit nga qytetarët në lidhje me këtë dokument tejet të rëndësishëm për Komunën e Gjakovës. /Telegrafi/

Exit mobile version