Telegrafi

Dovizioso triumfon në çmimin e madh të San Marinos

Foto: MotoGP/Twitter

Andrea Dovizioso triumfon në Çmimin e Madh të San Marinos dhe regjistron suksesin e tretë sezonal në Moto Grand Prix.

Piloti italian dominoi garën e Missanos duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Pas tij u pozicionuan kampioni në fuqi i botës dhe kryesuesi i klasifikimit të përgjithshëm Marc Marquez si dhe britanik Cal Crutchlow i cili u ngjit në shkallën më të ulët të podiumit.

Në San Marino Ducati mund të kishte bërë bis, por për fatin e keq të skuadrës italiane, Jorge Lorenzo u rrëzua vetëm dy xhiro përpara fundit teksa pozicionohej i dyti dhe ishte duke garuar me Marc Marquez, transmeton Supersport.

Vetëm i shtati u rendit në këtë garë Valentino Rossi, ndërsa i pesti u rendit shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales.

Në klasifikimin e përgjithshëm Rossi rrëshqiti në vendin e tretë, me Dovizioson që pozicionohet i dyti me 67 pikë më pak se Marquez.