Andrea Dovizioso fiton Çmimin e Madh të Katarit, i pari për Botërorin e Vitit 2018 në Moto GP.
Piloti italian i Ducatit merr 25 pikët e para dhe hedh që në fillimin kandidaturën për triumfin final.
Dovizioso ishte i jashtëzakonshëm në sprintin final, duke i bërë një surprizë të hidhur spanjollit Marc Marquez të Hondas për vetëm 3 të mijtat.
Dynamite Dovizioso takes first honours of 2018 in the desert
0.027s splits the top two as @AndreaDovizioso takes the first victory of the season from eighth position on the first lap#MotoGP | #QatarGP 📰 https://t.co/kE2yohokdQ pic.twitter.com/FLvZrFMF2T
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) March 18, 2018
Zhvilloi një gare të madhe edhe Valentino Rossi, që e kaloi i treti vijën e finishit, ndërsa më pas njëri pas tjetrit mbërritën Crutchlow, Petrucci e Vinales.
Vetëm vendi i 8-të për Zarco, që në provat zyrtare fitoi “pole position”.
I pafat piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, që u rrëzua gjatë garës pa mundur të vijojë atë. /Supersport/