Telegrafi

Douglas Costa mund të mbyllë sezonin

Douglas Costa rrezikon që ta mbyllë para kohe sezonin.

Sipas mediave gjermane, dëmtimi në gju i pësuar nga braziliani i Bayern Munich është më i rëndë seç ishte parashikuar, aq sa mund të duhet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë stafi mjekësor i kampionëve të Gjermanisë do t’i bëjë disa vizita të tjera mjekësore lojtarit me shpresën që dëmtimi mos të jetë shumë serioz, dhe të zgjidhet vetëm me anë të terapive, në mënyrë që Costa të jetë sa më parë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Gjithsesi me shumë mundësi ai do të humbasë dy ndeshjet ndaj Realit të Madridit apo dhe ndaj Dortmundit, që do të jenë vendimtare për këtë sezon.