Borussia Dortmundi ka shënuar fitore 4-1 ndaj Hertha Berlinit në kuadër të javës së 21-të në Bundesliga.
Pas 27 minutash, Karim Adeyemi kaloi vendasit në epërsi me një asistim nga Marco Reues.
Për 2-0 u përkujdes Donyell Malen (32’), që pranoi një asistim nga Adeyemi, e me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
🔶 Dortmund vorne, ab in die Pause! pic.twitter.com/vDVRCqSJMl
— Borussia Dortmund (@BVB) February 19, 2023
Pjesa e dytë nisi më mirë për Hertha Berlinin, që ngushtoi epërsinë e Dortmundit në 2-1.
Ishte Lucas Tousart që shënoi në minutën e 47-të, me një asistim të Serdar.
Wat ein Brett! 😍 pic.twitter.com/mPMLcifOqF
— Borussia Dortmund (@BVB) February 19, 2023
Por, për të thelluar epërsinë e Dortmundit u përkujdes Reus, që shënoi në minutën e 76-të.
Verdhezinjtë nuk u ndalën me kaq, dhe realizuan për 4-1 në minutën e 90-të me anë të Julian Brandt.
Pas javës së 21-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 43 pikë, aq sa ka edhe Bayern Munichu që është lider, ndërsa në xhiron e 22-të, do të takohen me Hoffenheimin. /Telegrafi/