Telegrafi

Dortmundi me shumë mungesa ndaj Arminia Bielefeldit – formacionet startuese

Borussia Dortmundi është nikoqir i Arminia Bielefeldit për sfidën që luhet në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Ndeshja që luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”, do të fillojë në ora 17:30.

Për këtë duel, Dortmundi do të jetë pa Manuel Akanjin, Rapahel Guerreiron, Mats Hummels, Thomas Meunier, Morey Bauza, Moukoko, Schmelzer, Tigges dhe Zagadou që janë të lënduar, ndërsa Marcos Reus është i infektuar me COVID-19.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Arminia Bielefeld do të ketë mungesa si De Medina, Castro, Krames, Nillson dhe Ramos, që të gjithë të infektuar me coronavirus.

Formacionet zyrtare:

Dortmund: Kobel; Passlack, Can, Pongracic, Schulz; Witsel, Dahoud, Bellingham; Wolf, Hazard, Malen

Arminia Bielefeld: Ortega Moreno; Brunner, Pieper, Andrade, Bello; Schöpf, Okugawa, Vasiliadis; Wimmer, Lasme, Hack. /Telegrafi/