Telegrafi

Dortmundi me shumë mungesa luan në udhëtim te Bochum, formacionet zyrtare

Borussia Dortmund do të luaj në udhëtim te Bochum në kuadër të xhiros së 15-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë në këtë takim vijnë pas humbjes në derbi nga Bayerni dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Në anën tjetër Bochum janë duke kaluar formë të mirë dhe kanë marrë gjashtë pikë në dy sfidat e fundit.

Pritet një takim shumë interesant në Vonovia Ruhrstadion edhe pse mysafirët nga Dortmund kanë mungesa të shumta.

Formacionet zyrtare:

Bochum: Riemann, Stafylidis, Masovic, Leitsch, Soares, Losilla, Antwi-Adjei, Pantovic, Rexhbecaj, Holtmann, Polter.

Dortmund: Kobel, Schulz, Hummels, Zagadou, Meunier, Can, DAhoud, Bellingham, Wolf, Reus, Haaland.

/Telegrafi/