Dortmundi është rikthyer si lider në Bundesliga, pas fitores 3-0 ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 33-të.
Ndeshjen më mirë e nisën Milionerët, që rrezikuan pas vetëm pesë minutash me anë të Julian Brandt.
Një mundësi të mirë e pati edhe Sebastien Haller në minutën e 20-të, por portieri e ndalin goditjen e tij.
Minuta e 38-të ishte fatale për Augsburgun, kur Felix Uduokhai u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Tobias Welz.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga mysafirët, ndërsa ia dolën të shënonin tri gola.
SÉBASTIEN HALLER TRIFFT! JAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA! pic.twitter.com/E33TQiQ5kO
— Borussia Dortmund (@BVB) May 21, 2023
Ishte Haller, ai që shënoi për 1-0 në minutën e 59-të, duke i frymëzuar edhe më shumë bashkëlojtarët për golin e dytë.
Sulmuesi ia siguroi Dortmundit edhe të dytin, kur shënoi në minutën e 84-të për 2-0.
JULE BRANDT STELLT AUF 3:0! pic.twitter.com/we1gasuzZP
— Borussia Dortmund (@BVB) May 21, 2023
Për 3-0 u përkujdes Julian Brandt që realizoi në minutën e 90+4-të.
Me këtë fitore, Dortmundi është rikthyer në vendin e parë me 70 pikë, dy më shumë se Bayerni, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballen me Mainzin. /Telegrafi/