Jadon Sancho duket se nuk do të largohet nga Borussia Dortmundi edhe edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi i talentuar anglez është duke kaluar nëpër një formë fantastike me klubin e Borussias.
Sancho ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 15 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me fanellën verdh e zi.
Kjo ka bërë që Manchester United të ofrojë 80 milionë euro për transferimin e tij.
Por kjo ofertë është hedhur poshtë nga Dortmundi, që synon ta mbajë yllin e tyre edhe një tjetër vit në Bundesliga.
“Jadon do të luajë për Borussia Dortmundin edhe sezonin e ardhshëm, pasi kështu kemi planifikuar”, ka thënë drejtori i Dortmund, Zorc për Bild.
“Ende jemi larg dhe nuk kemi vendosur një çmim për Sanchon, por unë besoj se transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë edhe për klubet më të mëdha në botë”, tha Zorc.
18-vjeçari ka një kontratë me Borussia Dortmudnin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/