Site icon Telegrafi

Dortmundi pranon ta bëjë Bellinghamin më të paguarin në histori të klubit

(Foto: Getty/Goal)

Borussia Dortmund ia ka bërë një ofertë rekorde Jude Bellinghamit që të qëndrojë në klub.

Gjigantët evropianë si Liverpooli, Manchester City dhe Real Madridi janë të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij.

BILD raporton se skuadra gjermane po përgatit një ofertë që mund ta shohë Bellinghamin të bëhet lojtari më i paguar në historinë e klubit me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh, në një përpjekje të dëshpëruar për ta mbajtur atë.

Lexo po ashtu Trajneri i Dortmundit me kërkesë të çuditshme për Bellinghamin rreth të ardhmes

Bisedimet thuhet se do të planifikohen me përfaqësuesin e Bellingham, Mark Bennett, më së voni në muajin mars.

Zyrtarët e klubit si, Hans-Joachim Watzke dhe Sebastian Kehl po luftojnë për ta bindur atë të qëndrojë në Dortmund edhe për një vit.

Marrëveshja aktuale e Bellingham skadon në verën e vitit 2025, me Watzke dhe Kehl që shpresojnë ta shohin anglezin të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version