Borussia Dortmundi po mendon që të rrisë klauzolën e Erling Haalandit qysh në këtë vit.
Skuadra gjermane tashmë është në dijeni se skuadrat më të mëdha evropiane e duan transferimin e tij dhe po tenton t’i ndryshojë vlerën.
Haaland në vitin tjetër do të ketë një klauzolë lirim rreth 70 milionë euro, andaj Dortmundit dëshiron që ajo të rritet për 15 milionë më shumë.
Lojtari është i gatshëm që të ndryshojë klauzolën e tij, duke ditur se edhe në vlerën e 90 milionëve, do të ketë interesim te klubet e mëdha.
Real Madridi, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Juventusi dhe Paris Saint-Germain, që të gjitha po mbajnë një shikim nga afër të situatës së tij.
Agjenti i tij, Mino Raiola, në fillim të këtij viti, u kishte ofruar shërbimet e lojtarit skuadrave si, Real Madridi dhe Barcelona, mirëpo nuk kishte interesim.
Chelsea në këtë verë tentoi transferimin e tij, mirëpo Dortmundi refuzoi shitjen, me blutë që siguruar shërbimet e Romelu Lukakut nga Interi për 115 milionë euro.
Vera e vitit të ardhshëm pritet të përcaktojë të ardhmen e Haalandit, me klubet e mëdha që do të jenë të gatshme të paguajnë 90 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/