Jadon Sancho ka filluar të shkaktoj probleme te Borussia Dortmundi dhe duket se po e kërkon largimin nga ta.
Anësoi anglez u rikthye te skuadra gjerman në kohë nga ndeshjet ndërkombëtare, mirëpo është vonuar në stërvitje.
Dortmundi në ora 18:30 do të përballet e Borussia Monchengladbach, mirëpo Sancho nuk do të jetë pjesë e ndeshjes.
‘Milionerët’ kanë vendosur ta suspendojnë anglezin shkaku i vonesës në stërvitjet para ndeshjes.
Sancho aktualisht është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, mirëpo lojtari dëshiron të rikthehet në vendlindje.
Në Angli për sulmuesin e talentuar interesim kanë shfaqur Manchester United dhe Chelsea, derisa skuadra gjermane kërkon mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/