Borussia Dortmund po vuan nga mungesat e shumta të futbollistëve këtë sezon.
Milionerët do të jenë mysafirë të Bayern Munichut në ndeshjen e nesërme(shtunë) derbi të javës në Bundesliga.
Megjithatë, Dortmundit do t’i duhet të bëj pa disa nga yjet kryesore të skuadrës që mungojnë shkaku i lëndimeve.
Trajneri i skuadrës, Thomas Tuchel ka konfirmuar tri mungesa të sigurta ndaj Bayernit, ndërsa disa të tjerë janë në dyshim.
Sipas Tuchel, Andre Schurrle, Erik Durm dhe Marco Reus do të mungojnë sigurt për ndeshjen ndaj Bavarezëve.
Ndërsa, Julian Weigl, Shinji Kagawa dhe Marck Bartra, të gjithë janë në dyshim, por nesër do të dihet sigurt nëse do të luajnë apo do të mungojnë.
Ndryshe, ndeshja derbi i javës në Bundesliga zhvillohet në Allianz Arena me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/