Telegrafi

Dortmundi para një udhëtimi të vështirë te Stuttgart, formacionet zyrtare

Borussia Dortmund do të ketë një udhëtim shumë të vështirë në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë janë duke luftuar për titull të kampionit dhe këtë javë do të kenë punë me Stuttgartin në udhëtim, skuadër që ka nevojë të madhe për pikë.

Vendasit janë të parafundit në tabelë dhe duan të marrin pikë, duke kërkuar një fitore tjetër pas asaj javën e kaluar në udhëtim te Bochumi.

Pritet një ndeshje spektakolare në Mercedes-Benz Arena pasi asnjërës skuadër nuk i lejohet të gaboj dhe mos të marrë pikë.

Formacionet zyrtare:

Stuttgart: Bredlow, Endo, Anton, Vagnoman, Mavropanos, Millot, Guirassy, Karazor, Fuhrich, Zagadou, Sosa.

Dortmund: Kobel, Ryerson, Hummels, Can, Guerreiro, Brandt, Bellingham, Ozcan, Adeyemi, Haller, Malen.

/Telegrafi/