Site icon Telegrafi

Dortmundi i mrekullueshëm, fitore bindëse ndaj Spurs (Video)

Borussia Dortmund ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Tottenham Hotspurs 3-0.

Skuadra gjermane ka qenë superiore ndaj anglezëve duke i dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Ka qenë sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang që ka hapur serinë e golave në minutën e 31-të.

Auba shënoi me kokë pas një asistimi të bukur nga Marcel Schmelzer.

Pjesa e dytë ishte ‘show’ nga ylli gjerman Marco Reus, që shënoi dy gola të tjerë.

Fillimisht gjermani shënoi në minutën e 61-të pas asistimit të Subotic, ndërsa tetë minuta më vonë Reus u asistua nga Castro para se të shënoi golin e fundit në këtë takim.

Me këtë fitore Dortmund ka bërë një hap për të kaluar në çerekfinale, pasi vështirë se Spurs mund ta rikthejë rezultatin në ndeshjen e dytë.

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Shakhtar ka mposhtur Anderlechtin 3-1, Fenerbahce triumfoi 1-0 ndaj Bragës, ndërsa Basel dhe Sevilla luajtën pa gola. /Telegrafi/

Dortmund 1:0 TottenhamAubameyang

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-10

Dortmund 2:0 TottenhamReus shpon portën…

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-10

Dortmund 3:0 TottenhamReus (goli i dytë)

Posted by Telegrafi Sport on 2016-03-10

Exit mobile version