Telegrafi

Dortmundi mposht M’gladbachin, mbetet hije e Bayernit

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Borussia M’Gladbach me rezultat 5-2 në kuadër të javës së 32-të të Bundesligës.

Ndeshja nisi furishëm nga vendasit që arritën të shënon që në rastin e parë.

Donyell Malen shënoi në minutën e 5-të për 1-0.

Në minutën e 18-të, Jude Bellingham shënoi për 2-0 nga pika e bardhë.

Pas dy minutash ishte momenti i Sebastien Haller për të kthyer në gol asistimin e Malen për 3-0.

E njëjta dyshe bashkëveproi sërish në minutën e 32-të me Haller që shënoi për 4-0.

Pas epërsisë së madhe në pjesën e parë, ‘milionerët’ e ndalën hovin në pjesën e dytë.

Mysafirët shënuan në minutën e 75-të, kur Ramy Bensebaini shënoi në portën e Gregor Kobel për 4-1.

Pak pa u mbyllur ndeshja shënoi dhe Lars Stindl për 4-2, por Dortmund me Gio Reynan mbylli ndeshjen me rezultatin 5-2.

Me këtë fitore Borussia Dortmund mbetet në vendin e dytë me 67 pikë, ndërsa M’gladbach mbetet në mesin e renditjes me 39 pikë. /Telegrafi/