Site icon Telegrafi

Dortmundi mohon që Haaland të ketë marrëveshje me Man Cityn

Sebastian Kehl, kreu i ekipit të parë të futbollit të Borussia Dortmundit, ka mohuar raportimet se sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, ka pranuar të largohet nga klubi i Bundesligës për në Manchester City.

Sipas disa mediave, Manchester City është afër nënshkrimit të sulmuesit 21-vjeçar për sezonin e ardhshëm, por kështu nuk mendojnë edhe drejtuesit e Dortmundit.

“Ka një klauzolë lirimi, e dini, dhe ka një afat”, ka thënë fillimisht Kehl për Sky Sports Germany, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe duke u përgjigjur me një “jo” të fortë kur u pyet nëse ndonjë klub kishte shprehur tashmë një interes për të paguar klauzolën.

Lexo po ashtu Guardiola e do me çdo kusht, Man City shtyn përpara për transferimin e Haalandit

Kontrata e 21-vjeçarit, e cila zgjat deri në vitin 2024, ka një klauzolë lirimi që do ta lejonte atë të largohej këtë verë për një tarifë prej rreth 75 milionë euro.

“Ne duam të marrim një vendim sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi gjermani, duke shpjeguar se deklaratat e trajnerit Marco Rose për trajtimin e dëmtimit të Haaland ishin “pak për të ardhur keq”.

Shqetësimet për dëmtimin e Haaland

Rose kishte thënë në një konferencë për shtyp të premten se Haaland mund të “marrë një pilulë para ndeshjes” kundër Wolfsburgut për të lehtësuar dhimbjen e kyçit të këmbës që ai ka vuajtur që kur u detyrua të tërhiqej nga ndeshja e ekipit kombëtar norvegjez kundër Armenisë në fundi i marsit.

Lexo po ashtu Haaland pret me durim: Man City mendon se e ka fituar garën, ndërsa Real Madridi vazhdon ndjekjen

Gjithashtu, mediumi Sport1 vazhdon të raportojë se lojtari i ka kërkuar Dortmundit që të mos i bëjë publike raportet e tij mjekësore, ashtu si Gareth Bale te Real Madridi.

“Erling dëshiron gjithmonë të luajë dhe ju gjithmonë përpiqeni të merrni një vendim të mirë së bashku me të”, përfundoi Kehl. /Telegrafi/

Exit mobile version