Borussia Dortmundi ka fituar me vështirësi 2-1 ndaj Union Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.
Verdhezinjtë kanë marrë një fitore të vështirë ndaj kryeqyetasve, por shumë të vlefshme në luftën për titullin të Bundesligës, ku rivalizojnë Bayern Munichun.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por përkundër rasteve të shumta, vetëm një herë u tund rrjeta.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 28-të me anë të Donyell Malen, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Raphael Gueirrero.
45+2' 👏 Wir führen verdient zur Pause gegen die Gäste aus der Hauptstadt. Gleich dranbleiben und die 3 Punkte in DO behalten, bitte! #BVBFCB pic.twitter.com/14tB0bjv1R
— Borussia Dortmund (@BVB) April 8, 2023
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë, ku të dyja skuadrat arritën të krijojnë raste dhe të shënojnë nga një gol.
Të parët që shënuan në këtë pjesë ishin mysafirët me anë të Kevin Behrens (61’), i cili barazoi shifrat 1-1 dhe vështirësoi gjërat për Dortmundin.
Megjithatë, vendasit arritën ta rikthejnë epërsinë në minutën e 79-të me anë të Youssufa Muokoko që shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultat përfundimtar.
DIE 3 PUNKTE BLEIBEN HIER! #BVBFCU pic.twitter.com/qy3zoWuuhq
— Borussia Dortmund (@BVB) April 8, 2023
Pas kësaj fitore, Dortmundi e sheh veten në pozitën e dytë me 56 pikë apo dy më pak se Bayerni i dyti, ndërsa Union Berlini zë vendin e tretë me 51 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Dortmundi luan në udhëtim te Stuttgarti, ndërsa Union Berlini e pret Bochumin. /Telegrafi/