Borussia Dortmundi ka marrë fitore bindëse në udhëtim te Union Berlini me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga.
Pas vetëm 18 minutash lojë, Marcos Reus shënoi golin e parë të takimit, me një asistim të Mahmoud Dahoud.
Reus nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin, por pas shtatë minuta më vonë, me asistuesin që ishte Donyell Malen.
😎 Geht doch! Durch den DOppelpack von @woodyinho führen wir mit 2:0 zur Pause in Köpenick. Nicht nachlassen, gleich nachlegen! pic.twitter.com/QpaQ4o5a1g
— Borussia Dortmund (@BVB) February 13, 2022
Me këto dy gola, përfundoi edhe pjesa e parë, derisa edhe e dyta ishte për mysafirët.
Në minutën e 71-të, Raphael Guerreiro e vulosi takimin me golin e tretë të shënuar, duke bërë që Dortmundi të merrte tre pikë.
Pas javës së 22-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 46 pikë, gjashtë pikë më pak se lideri, Bayern Munichu. /Telegrafi/