Wolfsburgu dhe Borussia Dortmundi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje e radhës në Bundesliga.
Verdhezinjtë janë mysafir të Ujqve në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, e cila zhvillohet nga ora 15:30 në Volkswagen Arena.
Dortmundi ka një seri prej pesë fitoreve radhazi në Bundesliga, ndërsa pas fitores në ndeshjen rikthyese, synon të vazhdoj me tri pikët e radhës.
⚫️ SPIELTACH! 🟡
🆚 @VfL_Wolfsburg
🕟 15.30 Uhr MESZ
🚌 Wolfsburg
📱 #WOBBVB
🎧 Blindenreportage
📻 Netradio pic.twitter.com/U6qENgY4pG— Borussia Dortmund (@BVB) May 23, 2020
Në anën tjetër, Wolfsburgu gjithashtu ka tri fitore dhe dy barazimi në pesë ndeshjen e fundit dhe pas fitores së fundit në udhëtim, dëshirojnë me rezultat pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa Jadon Sancho përsëri e fillon nga banka.
Wolfsburg: Casteels; Steffen, Weghorst, Mehmedi, Roussillon, Mbabu, Pongracic, Schlager, Brooks, Arnold, Ginczek
Dortmund: Burki; Piszcek, Hummels, Akanji; Hakimi, Dahoud, Delaney, Guerreiro; Brand, Haaland, Hazard;
/Telegrafi/