Site icon Telegrafi

Dortmundi kërkon të vazhdojë me fitore ndaj Mainzit, formacionet zyrtare

Borussia Dortmund do të përballet me Mainz 05 në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Verdhezinjtë pas shtatë xhirove kanë grumbulluar 15 pikë, derisa kërkojnë tri pikët e radhës ndaj Mainz që ka 10 pikë.

BVB në këtë takim vije pas fitores 2-1 ndaj Augsburgut, derisa mysafirët kanë tri ndeshje pa fitore, ku dy të fundit i kanë humbur.

Dy skuadrat sa herë janë përballur kanë dhuruar futboll spektakolar dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot në Signal Iduna Park.

Formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Kobel, Schulz, Akanji, Hummels, Meunier, Can, Bellingham, Brandt, Reus, Malen, Haaland.

Mainz:  Zentner, Bell, Niakhate, Lucoqui, Widmer, Barreiro, Boetius, Tauer, Stach, Onisiwo, Ingvartsen.

/Telegrafi/

Exit mobile version