Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë Jadon Sanchon në këtë afat kalimtar veror.
Ylli anglez ka kohë që e kërkon largimin nga skuadra gjermane dhe duket se në këtë verë do t’i ndajnë rrugët.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Dortmundi i ka hapur derën e largimit Sanchos, mirëpo skuadra që i do shërbimet e tij duhet të paguajë një mal me para.
Bëhet e ditur se skuadra gjermane po kërkon 120 milionë euro dhe nën atë shumë nuk e konsideron shitjen e tij.
Manchester United e kërkoi transferimin e Sanchos në verën e kaluar, mirëpo refuzuan të ofronin këtë shumë.
Kështu, PSG e Chelsea mund të futen në garë për anglezin edhe pse Djajtë e Kuq ende janë favoritë në garë për të. /Telegrafi/
Borussia Dortmund will be open to sell Sancho in the summer if the ‘right bid’ will arrive, after one year ago he was one step away from joining #MUFC. 🚨
BVB will be asking less than €120m to let Sancho leave this year – but… no late bids at the end of the window. 🟡⚫️ #BVB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2021