Site icon Telegrafi

Dortmundi gjen trajnerin e ri, zyrtarizohet Niko Kovac

Trajneri kroat Niko Kovac është trajneri i ri i Borussia Dortmundit për të zënë vendin e të shkarkuarit Nuri Sahin.

53-vjeçari është është zyrtarizuar si kryetrajner i skaudrës së Dortmundit. Palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë që zgjat deri në vitin 2026.

Kovac ka një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Më parë, ai ka drejtuar klube të njohura si Eintracht Frankfurt, Bayern Munich dhe Monaco.

Lexo po ashtu Niko Kovac i refuzon, Dortmundi ka katër emra në listë për ta zëvendësuar Nuri Sahinin

Klubi i tij më i fundit ishte Wolfsburg, ku ai ka treguar aftësi të mira menaxhuese.

Me Dortmundin, Kovac do të përballet me sfidën e rivendosjes së skuadrës në një nivel konkurrues, duke u përpjekur të kthejë ekipin në një kandidat të fortë për garat evropiane pasi sa i përket titullit duket e pamundur që verdhezinjtë të luftojnë.

Tifozët e Dortmundit shpresojnë që eksperienca dhe qasja e Kovacit të sjellë stabilitet dhe sukses në të ardhmen e klubit.

Ky emërim vjen në një kohë kur Dortmundi po kërkon një fillim të ri pas një sezoni me ulje ngritje, dhe Kovac duket të jetë figura ideale për të udhëhequr këtë tranzicion. /Telegrafi/

Exit mobile version