Borusia Dortmundi ka fituar minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Arminia Bielefeld në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.
Pas vetëm 21 minutash lojë, u shënua goli i vetëm i takimit i realizuar nga Marius Wolf, me një asistim të Thorgan Hazard.
Në minutën e 30-të, Dortmundi fillimisht mori një penallti, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, u bë e ditur se nuk kishte lojë me dorë nga Robin Hack.
🅰️ Hazard 👉 Wolf ⚽️
Durch den Treffer von @mariuswolf27 führen wir verdient mit 1:0 zur Pause. Das gibt Applaus von den Rängen. Kurz durchatmen und gleich weiter nach vorne spielen! pic.twitter.com/8FklRcwMae
— Borussia Dortmund (@BVB) March 13, 2022
Në 45 minutat e dytë, vendasit sërish kishin iniciativën, por që nuk ia dolën të konkretizonin rastet.
Një rast të mirë shënimi e lëshoi Hazard në minutën e 61-të, duke mos arritur ta fuste topin në rrjetë.
62' 👀 DOppelwechsel: @ErlingHaaland und Gio #Reyna kommen für Donny #Malen und Thorgan #Hazard. ⁰#BVBDSC 1:0 pic.twitter.com/5250BOEIGG
— Borussia Dortmund (@BVB) March 13, 2022
Deri në fund, dy skuadrat nuk shfaqen më raste serioze, me Dortmundin që u largua me pikët e plota.
Pas javës së 26-të, Dortmundi vazhdon të jetë në vendin e dytë me 53 pikë, shtatë më pak se lideri, Bayern Munich. /Telegrafi/