Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Mainzit në duelin e zhvilluar në Signal Iduna Park.
Dortmundi pas fitores ndaj Tottenhamit erdhi i lodhur në këtë duel, por kështu nuk mendoi Reus.
Pas gjysmë ore lojë, Reus shënoi për 1-0 dhe epërsinë e BVB (30′).
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat zhvilluan lojë në tentim për të shënuar, teksa Dortmundi kishte dominancën.
Shinji Kagawa ishte ai që shënoi për 2-0 në minutën e 73-të.
Ky ishte dhe rezultati përfundimtar, teksa tash Dortmundi ka 61 pikë, pesë më pak se Bayerni që mban vendin e parë. /Telegrafi/
1-0: Marco Reus: Ky ishte goli i dhjetë i tij në Bundesliga në 13 paraqitjet e tij ndaj Mainzit.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016
2-0: Goli i Shinji Kagawas ndaj Mainz.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016