Site icon Telegrafi

Dortmundi dhe Sevilla barazojnë, andaluzianët i mbajnë gjallë shpresat

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Borussia Dortmundi dhe Sevilla kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar në Signal Iduna Park, mysafirët kaluan të parët në epërsi pas një harkim të Ivan Rakitic nga gjuajtja e lirë, ndërsa Tanguy Nianzou shënoi me kokë (18’).

Jude Bellingham i barazoi shifrat duke pranuar një top nga Thomas Meunier dhe goditja e tij u devijua për t’u ndalur në rrjetë (35’).

(Foto: Twitter/Borussia Dortmund)

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Pas këtij barazimi, Borussia Dortmundi qëndron në kuotën e shtatë pikëve, kurse Sevilla numëron dy pikë dhe akoma ka gjasa matematikore për t’u kualifikuar tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version