Telegrafi

Dortmundi dëshiron Schurrlen

Mesfushori armen Henrik Mkhitaryan është pranë largimit nga Borussia Dortmund.

Por skuadra e madhe gjermane është duke biseduar me Wolfsubrgin për transferimin e Andre Schurrles në ‘Signal Iduna Park’.

Schurrle shihet si zëvendësuesi adekuat i Henrik Mkhitaryan, i cili është afër transferimit në Manchester United.

Dortmund ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë euro në drejtim të Wolfsburgut për Andre Schurrlen i cili ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar verdh e zinjve.

Gjithsesi në rast se dështon angazhimi i Schurrles, atëherë opsion tjetër është edhe rikthimi i Mario Gotzes. /Telegrafi/