Borussia Dortmundi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Bundesliga duke fituar me rezultat 3-0 si mysafir i Wolfsburgut.
Christian Pulisic e zhbllokoi rezultatin (22’), pas asistimit të Mario Gotzes.
Vetëm pesë minuta më vonë, Marc Bartra e dyfishoi avantazhin me një gol të bukur (27’) dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, realizoi edhe Pierre-Emerick Aubameyang (60’), pas një harkimi të ulët nga Pulisic.
Këto janë tri pikët e para të Borussia Dortmundit në sezonin 2017/2018, ndërsa Wolfsburgu duhet t’i kërkojë pikët e para në ndeshjen e ardhshme. /Telegrafi/