Site icon Telegrafi

Dortmund rikthehet te fitorja, triumfon në kryeqytetin gjerman përballë Herthas

Borussia Dortmund është rikthyer te fitorja në Bundesliga, pasi ka mposhtur Hertha Berlinin me rezultat 0-1.

Ekipi i udhëhequr nga Edin Terzic ka krijuar raste të shumta në kryeqytetin gjerman, por në fund ka fituar me rezultat minimal këtë takim.

Minuta e 32-të e ndeshjes ishte vendimtare për fitoren e skuadrës mysafire.

Ozcan harkoi bukur në zonë, derisa sulmuesi francez Anthony Modeste goditi bukur me kokë duke shënuar për 0-1.

Deri në fund të ndeshjes Dortmund ka pasur dhjetëra raste të mira shënimi, por pa arritur të shënoj gola të tjerë.

Kësisoj Dortmundi rikthehet te fitorja pas humbjes befasuese 2-3 nga Werder Bremen javën e kaluar.

BVB tani ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me nëntë pikë të tubuara, derisa Hertha Berlin mbetet e parafundit në tabelë me vetë një pikë pas katër takimeve.

Ndeshjen e ardhshme Dortmund e zhvillon në shtëpi përballë Hoffenheim, derisa Hertha Berlin takohet me Augsburgun në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version