Site icon Telegrafi

Dortmund po bën të pamundurën për ta ndalur Sanchon, United nuk i zbret çmimin anglezit

Borussia Dortmund është e vendosur të mbajë Jadon Sanchoem në radhët e veta edhe pas 30 qershorit kur skadon kontrata për huazimin e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga Ekrem Konur, Borussia Dortmund është e gatshme të hyjë në negociata me Manchester United, skuadër e cila kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë yllin anglez.

Sancho, i cili ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime në 14 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, mbetet një figurë tërheqëse për skuadrën gjermane.

Lexo po ashtu Shuma e majme që do ta fitojë Man United falë Sanchos që kaloi në finale të Championsit

Pavarësisht një paraqitje modeste në aspektin statistikor, aftësia e tij për të krijuar mundësi dhe përvoja në ligën gjermane e bëjnë Dortmundin ta konsiderojë qëndrimin e tij një investim të vlefshëm.

Klubi gjerman ka një injeksion të konsiderueshëm financiar në horizont, pavarësisht rezultatit të finales së Ligës së Kampionëve.

Nëse Borussia Dortmund kurorëzohet kampione, do të marrë 20 milionë euro. Në rast humbjeje do të marrin 25 milionë euro për një klauzolë në kontratën e Jude Bellingham. Këto të ardhura shtesë mund të lehtësojnë operacionin për blerjen e Sanchos.

Lexo po ashtu E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Drejtuesit e Borussia Dortmund, të vetëdijshëm për rëndësinë e mbajtjes së një skuadre konkurruese, e shohin Sanchon si një pjesë kyçe për aspiratat e tyre të ardhshme.

Me fondet e garantuara nga klauzolat e kontratës së Bellingham, Dortmundi është në një pozicion të favorshëm për të bërë një ofertë konkrete dhe për ta mbajtur Sanchon në skuadrën e tyre për disa vite të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version