Telegrafi

Dortmund merr tri pikët e radhës, merr kryesimin në Bundesliga

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesliga, teksa ka mposhtur Hoffenheimin me rezultat 1-0.

Verdhezinjtëkanë zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duke dominuar kundërshtarin, por pa mundur të shënojnë më shumë.

Ishte minuta e 16-të e ndeshjes kur u shënua goli i vetëm në këtë sfidë.

Kapiteni Marco Reus u shërbye për mrekulli në zonë nga Julian Brandt dhe me një goditje të fortë realizoi për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes kishte raste të mira nga të dyja skuadrat, por gola më nuk pati dhe Dortmund arkëtoi tri pikët.

Për verdhezinjtë kjo ishte fitorja e katërt këtë kampionat në pesë xhirot e para.

Me tri pikët e kësaj sfide, Dortmund merr kryesimin në Bundesliga me 12 pikë të grumbulluara, derisa Hoffenheim mbetet në vendin e pestë me nëntë pikë.

Ndeshjen e radhës Dortmund do ta zhvilloj në udhëtim te RB Leipzig, derisa Hoffenheim pret Mainzin. /Telegrafi/