Telegrafi

Dortmund – Bayern Munich, formacionet zyrtare të klasikes gjermane

Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.

Milionerët janë nikoqir të Bavarezëve në ndeshjen derbi të javës së 11-të të kampionatit gjerman, e cila zhvillohet në Signal Iduna Park nga ora 18:30.

Vendasit vijnë në këtë derbi si lider të kampionatit dhe pa humbje në 10 ndeshjet e para, kështu që duan ta vazhdojnë këtë seri pozitive.

Në anën tjetër, gjiganti gjerman, Bayerni, ka hyrë në një seri pozitive me dy fitore e një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe dëshiron rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Niko Kovac ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm, por me lënien jashtë të James Rodriguez,  ndërsa Lucien Favre ka lënë në bankë dyshen, Pulisic-Alcacer.

Dortmund: Hitz; Hakimi, Akanji, Zagadou, Piszczek; Witsel, Weigl; Sancho, Bruun Larsen, Reus; Gotze;

Bayern: Neuer; Kimmich, Hummels, Boateng, Alaba; Martinez, Goretzka, Muller; Gnabry, Lewandowski, Ribery; 

/Telegrafi/