Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin gjerman.
Bavarezët janë mysafirë të Milionerëve në takimin derbi të vlefshëm për javën e 11-të të Bundesligas.
Bayerni është në formë të mirë që nga emërimi i Jupp Heynckesit në krye të skuadrës dhe kanë arritur ta marrin kreun e kampionatit duke rrëmbyer pozitën e parë.
Skuadra e Heynckesit ka arritur tri fitore radhazi në kampionat dhe dëshirojnë ta vazhdojnë këtë seri pozitive dhe në derbi ndaj Dortmundit.
Në anën tjetër, Dortmundi ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe dëshirojnë t’i kthehet fitoreve pikërisht në derbi ndaj Bayernit për tu motivuar për vazhdimin e kampionatit.
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme që kanë në dispozicion. /Telegrafi/
Dortmund: Burki, Bartra, Sokratis, Toprak, Schmelzer , Weigl, Kagawa, Castro, Yarmolenko, Aubameyang, Pulisic.
Bayern Munich: Ulreich, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Martinez, Alcantara; Robben, J.Rodriguez, Coman; Lewandowski.