Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu do të takohen sot (e shtunë), për të zhvilluar derbin që luhet në kuadër të javës së nëntë në Bundesliga.
Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park”.
Për këtë ndeshjeve, verdhëezinjtë dhe të jenë pa Mahmoud Dahoud, Marco Reus, Mateu Morey dhe Jamie Bynoe-Gittens që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbesin Gregor Kobel, Mats Hummels, dhe Giovanni Reyna.
Në anën tjetër, Bavarezët nuk mund të llogarisin në Lucas Hernandes e Bouna Sarr që po ashtu janë të lënduar, ndërsa në dyshime janë Kingsley Coman dhe Thomas Muller.
Analizë
Dortmund
Marco Reus është përjashtuar shkaku i një lëndimi të rëndë, ndërsa portieri Gregor Kobel është pranë rikthimit. Ish-mbrojtësi i Bayernit, Mats Hummels, pritet të jetë në formacion pasi ishte me grip.
Sebastien Haller është përjashtuar për një kohë të pacaktuar me kancer testikular. Jamie Bynoe-Gittens dhe Mahmoud Dahoud do të mungojnë për disa muaj për shkak të lëndimeve në shpatull.
Mateu Morey ka pësuar një tjetër lëndim afatgjatë në gju dhe do të mungojë për disa muaj, por Giovanni Reyna mund të kthehet në skuadër pas rikuperimit nga një lëndim muskulor.
MD9 🔜 pic.twitter.com/4ElcNbYtBF
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) October 7, 2022
Bayern Munich
Thomas Muller dhe Joshua Kimmich rezultuan pozitivë me Coronavirus fundjavën e kaluar. Kimmich është i gatshëm të kthehet, por Muller nuk është ende gati për të luajtur.
Kingsley Coman është afër rikthimit nga një lëndim i muskujve. Francezi ka fituar të nëntë ndeshjet në të cilat ka luajtur kundër BVB.
Lucas Hernandez do të mungojë për disa javë për shkak të një lëndimi në aduktor. Bouna Sarr ka kryer një operacion në tendinën e patellës dhe gjithashtu do të humbasë Kupën e Botës.
🔥 #DerKlassiker-𝕄𝔸𝕋ℂℍ𝔻𝔸𝕐 🔥#PACKMAS vs. @BVB!#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/eVYulUeYFs
— FC Bayern München (@FCBayern) October 8, 2022
Statistika
Bayern ka fituar 8 ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit në të gjitha garat.
Bayern ka shënuar të paktën 3 gola në 6 ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit në të gjitha garat.
Borussia Dortmund ka shënuar mbi 2.5 gola në 6 ndeshjet e fundit kundër Bayernit në të gjitha garat.
Bayern ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të plotë në 6 nga 8 ndeshjet e fundit kundër Borussia Dortmundit në të gjitha garat.
Parashikim
Bayerni pritet ta fitojë këtë derbi me rezultat komod.
Formacionet e mundshme:
Dortmund: Kobel, Meunier, Sule, Scholtterbec, Guerreiro, Brandt, Bellingham, Ozcan, Malen, Hazard, Moukoko.
Bayern Munich: Neuer, Davies, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Sabitzer, Sane, Musiala, Gnabry, Mane. /Telegrafi/