Site icon Telegrafi

Dortmund – Bayern, formacionet e mundshme të klasikes gjermane

8. Dortmund 10 ndeshje 25 gola

Dortmundi do ta presë Bayern Munichun në Signal Iduna Park, në atë që është derbi më i madh në futbollin gjerman.

Dy rivalët e përbetuar do të përplasen sërish në një duel që pritet të jetë tej mase interesant.

Ndeshja e cila zhvillohet nga ora 18:30 e sheh Dortmundin me disa mungesa, teksa Bayerni do të ketë njerëzit më të fortë në terren.

Teksa konfirmohet mungesa e Reus në këtë duel, trajneri i Dortmundit pritet që të vendosë për një formacion 4-1-4-1 me balanc në mesfushë, por lojtarë që janë në gjendje të jenë kreativ në krah dhe në mes duke furnizuar me topa të pakapshmin Aubameyang, shkruan Telegrafi.

Bayern Munichu në anën tjetër do të luajë me 4-3-3, ku në sulm do të jenë Ribery dhe Muller krahas Lewas, kurse mesfusha do të përbëhet nga trio spektakolare Alcantara, Alonso dhe Vidal.

Hummels pritet të startojë nga fillimi në duelin ku nuk do të pritet mirë nga tifozët që dikur e deshtën atë, pasi Hummels kthehet në shtëpinë e tij të vjetër te Dortmundi.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit (4-1-4-1): Burki, Guerreiro, Ginter, Sokratis, Piszczek, Weigl, Schurrle, Gotze, Castro, Dembele, Aubameyang.

Formacioni i mundshëm i Bayernit (4-3-3): Neuer, Lahm, Boateng, Hummels, Alaba, Alcantara, Alonso, Vidal, Ribery, Muller, Lewandowski.

/Telegrafi/

Exit mobile version