Borussia Dortmundi ishte duke fituar me rezultat komod 2-0 ndaj Werder Bremenit, por në fund mysafirët bën një rikthim të çmendur duke fituar 2-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Bundesliga.
“Milionerët” ishin afër të merrnin fitoren e tretë nga po kaq ndeshje, por në fund mbeten pa asnjë pikë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Julian Brandt (45+) dhe Raphael Guerriero (77’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Lee Buchanan (89’), Niklas Schmidt (90+) dhe Oliver Burke (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori mysafir, Leonardo Bittencourt, i cili u vlerësua me notë 7.6.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin anësor të vendasve, Jamie Bynoe-Gittens që u notua me 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/