Telegrafi

Dortmund 1-3 Bayern, notat e lojtarëve (Foto)

Festa e Bayernit tek goli i Robbenit

Borussia Dortmund është mposhtur në shtëpinë e tyre nga Bayern Munichu me rezultat 3-1 në derbin e javës së 11-të në Bundesliga.

Bavarezët e Jupp Heynckesit kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke rritur distancën me ndjekësit në Bundesliga.

Golat në këtë takim u shënuan nga Arjen Robben (17’), Robert Lewandowski (37’) dhe David Alaba (63’) për Bayernin, ndërsa për Dortmundin shënoi Marc Bartra (88’).

Lexo po ashtu Bayerni nënshtron Dortmundin në shtëpinë e tyre (Video)

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi holandez, Robben, i cili u notua me 8.5.

Ndërsa, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte portieri Roman Burki, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/

Dortmund:

Te Dortmundi dështuan edhe Toprak, Kagawa dhe Aubameyang

Bayern:

Paraqitje të lartë patën edhe Rodriguez dhe Hummels