Borussia Dortmund është mposhtur në shtëpinë e tyre nga Bayern Munichu me rezultat 3-1 në derbin e javës së 11-të në Bundesliga.
Bavarezët e Jupp Heynckesit kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke rritur distancën me ndjekësit në Bundesliga.
Golat në këtë takim u shënuan nga Arjen Robben (17’), Robert Lewandowski (37’) dhe David Alaba (63’) për Bayernin, ndërsa për Dortmundin shënoi Marc Bartra (88’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi holandez, Robben, i cili u notua me 8.5.
Ndërsa, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte portieri Roman Burki, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/
Dortmund:
Bayern: