Ajo që dukej sikur nuk do të ndodhte kurrë, ishte tërheqja e xhandarmërisë serbe, e cila kishte bllokuar fermerët në rrugën e tyre për të mbështetur studentët në Novi Sad, Serbi.
Xhandarmëria u tërhoq pas një përplasjeje verbale dhe përleshjeje me fermerë dhe studentë në urën pranë qytetit të Rumenkës.
Fermerët dhe studentët janë paralajmëruar disa herë se do të përdoret forca ndaj tyre nëse nuk ndalojnë plotësisht. Mirëpo, menjëherë pas kësaj, xhandarmëria u tërhoq.
Një numër i madh pjesëtarësh të xhandarmërisë u vendosën kundër disa dhjetëra fermerëve dhe studentëve, shkruan nova.rs.
Fermerët u nisën drejt Novi Sadit për të mbështetur studentët në bllokada si një akt pakënaqësie me qeverinë serbe, e cila pasoi shembjen e tendës së stacionit hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad në nëntor të vitit të kaluar, duke vrarë 15 njerëz.
Një nga arsyet pse fermerët vendosën të mbështesin studentët është se ata ishin shënjestër e sulmeve nga individë dhe dyshohet se pas këtyre sulmeve qëndron vetë qeveria. Prej javësh vijojnë bllokadat dhe protestat e studentëve.
Ditën e djeshme në gjithë Serbinë janë mbajtur protesta të mëdha. Sipas disa vlerësimeve, dhjetëra mijëra njerëz protestuan, ndërsa tabloidët pranë qeverisë pretendojnë se disa mijëra njerëz morën pjesë dhe se protestat ishin të pasuksesshme. /Telegrafi/